Arrestohet edhe një i dyshuar në lidhje me vetaksidentin me fatalitet
BKT
Kronika

Arrestohet edhe një i dyshuar në lidhje me vetaksidentin me fatalitet

Sh.Ç/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i katërt për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur më 25 janar në rrugën Gjilan- PKK Dheu i Bardhë.

"Është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i katërti) mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, theksohet në njoftim.

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një 28 vjeçar, ndërsa për rastin janë arrestuar tre persona të cilit nuk i kanë ndihmuar viktimës por janë larguar nga vendi i ngjarjes.


MË SHUME NGA Kronika