10:01 / 29.01.2024
Policia konfiskon tri armë gjuetie në Leposaviq
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka konfiskuar tri armë gjuetie në Leposaviq.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre persona.
“Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.























