08:38 / 30.01.2024
Aksident në Bresje të Fushë-Kosovës, vdes një person
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Besje, sot reth orës 07:23.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e lartë nga Divizioni i trafikut.























