Bastiset lokacioni ku dyshohet për shërbime të kundërligjshme mjekësore
BKT
Kronika

Bastiset lokacioni ku dyshohet për shërbime të kundërligjshme mjekësore

Arlinda Sejda/RTK

Policia bastisi një lokacion që është ngjitur me objektin e policisë në Prishtinë. Në këtë objekt dikur ka operuar OJQ –ja " Paqe dhe tolerance",  ndërsa RTK ka mësuar se tash ky objekt shërben si ambulantë në të cilën punojnë mjek serb.

Prapa kamerës një qytetar i komunitetit serb, i ka thënë RTK-së se këtu marrinë shërbime mjekësore qytetarë të moshuar serb, por është e hapur për të ofruar shërbime pa dallim etnie.

Ndryshe, jo zyrtarisht RTK ka mësuar se gjatë ditës Policia e Kosovës para këtij objekti ka ndaluar dhe konfiskuar një autoambulancë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.


MË SHUME NGA Kronika