09:44 / 05.02.2024
Arrestohet i dyshuari nga Kaçaniku, dyshohet për dhunim
Sh.Ç /RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Kaçanik, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua. Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryej marrëdhënie seksuale”, ka njoftuar policia.
Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























