Zllatan Arsiq lirohet nga akuza për krime lufte në Kosovë
BKT
Kronika

Zllatan Arsiq lirohet nga akuza për krime lufte në Kosovë

RTK

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të dyshuarit Zllatan Arsiq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Zllatan Arsiq është liruar nga aktakuza pasi që gjykata nuk ka gjetur prova që vërtetojnë se ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Arsiq, ish-pjesëtar i forcave policore serbe, që pas luftës ka qenë edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, akuzohej për torturë, trajtim çnjerëzor, dëbim e djegie të shtëpive të shqiptarëve gjatë shkurtit dhe marsit 1999 në Kamenicë.


MË SHUME NGA Kronika