Grabitje e armatosur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë
BKT
Kronika

Grabitje e armatosur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë

F.S / RTKlive

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, dhe sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në një pikë shitëse.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

“Viktima mashkull kosovar, në një pikë shitëse ka raportuar se gjersa ai ishte në vendin e tij të punës, një i dyshuar   duke e kanosur me armë i ka grabitur para nga arka dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin 24 orësh.


MË SHUME NGA Kronika