Në Zveçan dëmtohet aparati për tërheqjen e dokumenteve personale
BKT
Kronika

Në Zveçan dëmtohet aparati për tërheqjen e dokumenteve personale

Sh.Ç /RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një persona ka raportuar se në Zveçan është dëmtuar aparati për tërheqjen e dokumenteve personale që ndodhet afër Qendrës së Regjistrimit të automjeteve. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e instalimeve publike”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, ka theksuar policia.

 


MË SHUME NGA Kronika