Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Kanosje”
F.S / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një të dyshuar për kanosje, pasi ky i fundit sipas njoftimi të policisë, nëpërmjet rrjeteve sociale kishte kanosur një gjyqtare.
“Sektorit i Hetimeve Rajonale në Prizren, pas pranimit të informatës për një rast” te veprës penale “KANOSJE”, reagimi policor ka qen i menjëhershëm nga ana e hetuesve policor lidhur me rastin ku sot kane arritur ta lokalizojnë vende ndodhjen dhe te arrestojnë te dyshuarin: A D viti i lindjes 1976 m/sh/k, i cili e nëpërmes rrjeteve sociale kishte kanosur gjyqtaren”, thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti, sipas policisë, është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanos gjyqtaren nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër.
“Te gjitha këto veprimet janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin kujdestar. Në konsultim me Prokuroren e rastit i dyshuari është dërguar për ndalim policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.























