Gjendet pa shenja jete një person në Fushë-Kosovë
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një person në Fushë-Kosovë

Sh.Ç /RTKlive

Policia ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete afër stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në një person të shtrirë në tokë. Në raportin e policisë, thuhet se nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë-Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 


MË SHUME NGA Kronika