10:55 / 12.02.2024
Arrestohet i kërkuari që bashkëjetonte me të miturën
M.P. / RTKlive
Stacioni policor në Kamenicë ka njoftuar për arrestimin e personit të kërkuar me urdhëresë gjyqësore, me inicialet S.D.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.























