Katër të lënduar në një aksident në Prishtinë, dy prej tyre policë
E. Hoti / RTKlive
Katër persona, dy prej tyre zyrtarë policorë janë lënduar në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 03:30 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje, njëra nga to e policisë.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to veturë e policisë).Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (dy nga ta zyrtarë policorë)”,ka thënë Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.























