Policia gjobit 21-vjeçarin për tejkalim të shpejtësisë
BKT
Kronika

Policia gjobit 21-vjeçarin për tejkalim të shpejtësisë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka gjobitur një 21-vjeçar me 300 euro, pasi ai dyshohet se kishte vozitur me shpejtësi 151km/h në zonën e kufizuar 50km/h në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:20 , ndërsa përveç gjobës shoferit i janë hequr tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj  ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika