Vrasje në tentativë në Prizren
BKT
Kronika

Vrasje në tentativë në Prizren

E. Hoti / RTKlive

Dy burra janë paraqitur dje në stacionin policor në Prizren, pasi një ditë më parë u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy burrave tjerë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 23:20 dhe është duke u hetuar si “vrasje në tentative”.

“Me 13.02.2024 janë paraqitur në stacion dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika