21:05 / 19.02.2024
Sekuestrohet arma që i dyshuari e kishte ekspozuar në rrjete sociale
RTKlive
Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, me datën 19 shkurt 2024, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar një video- incizim ku shihej një armë zjarri.
Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me katër fishek.
"Ndërsa, pas intervistimit i dyshuari A. S., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar i armës”, njofton Policia e Kosovës.























