Vrasje e rëndë në tentativë në Lipjan
BKT
Kronika

Vrasje e rëndë në tentativë në Lipjan

E. Hoti / RTKlive

Një person është arrestuar të hënën në Lipjan pasi që i njëjti  me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy persona , e më pas ka dalë  nga  vetura me një  kaçavidë në  dorë  dhe  ka  tentuar të  godas njërin nga  viktimat e shtrira  në  tokë.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se situata është vënë në kontroll pasi njëri nga zyrtarët policor ka shtënë me armë në ajër.

Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

 Me vendim të  prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


MË SHUME NGA Kronika