Aktakuzë ndaj pesë personave për rastin e vrasjes së të riut nga Kukësi
BKT
Kronika

Aktakuzë ndaj pesë personave për rastin e vrasjes së të riut nga Kukësi

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve me inicialet D.H., R.S., A.V., B.M dhe J.B. për vrasjen e të riut nga Kukësi që ka ndodhur më 3 janar të vitit 2023.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen  për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’.

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Ndryshe sipas Prokurorisë, më datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika