Theri vëllain me thikë, arrestohet
BKT
Kronika

Theri vëllain me thikë, arrestohet

Sh.Ç /RTKlive

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që ka therur me thikë vëllain e tij. Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës. Në vendin e ngjarjes sipas Policisë është sekuestruar një thikë, ndërkohë që me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika