Sulmoi policin në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Sulmoi policin në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, në ora 00:45.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Policia ka bërë të  ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika