Vrasje në tentativë në Vushtrri
BKT
Kronika

Vrasje në tentativë në Vushtrri

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë rrahur në Vushtrri për shkak të një prone, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur.

Siç ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.   

Tutje u bë e ditur se rasti është iniciuar si “ vrasje në tentativë”.


MË SHUME NGA Kronika