Policia arreston të dyshuarin për tregti me armë në Pejë
BKT
Kronika

Policia arreston të dyshuarin për tregti me armë në Pejë

E. Hoti / RTKlive

Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, pasi dyshohet për tregti me armë, për të cilat më herët posedonte leje nga institucioni kompetent.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet N.K.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, hetuesit e Sektorit Rajonalë për hetime, pas një pune operative kanë arrit qe më datë 21. 02. 2024, ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin N. K.  i cili dyshohet se ka bërë tregti me armë, për të cilat me herët posedonte lejen përkatëse nga institucioni kompetent”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I njëjti  kishte në posedim pesë armë të shkurta (pistoleta) dhe një armë të gjatë pushkë gjahu.

 Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e Avokatit mbrojtës me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i  dyshuari është  ndaluar për 48- orë.

Rasti është iniciuar si “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.


MË SHUME NGA Kronika