Prokuroria në Ferizaj jep detaje për rastin e vdekjes së ukrainases
BKT
Kronika

Prokuroria në Ferizaj jep detaje për rastin e vdekjes së ukrainases

M.P. / RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se rasti i shtetases ukrainase që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë, po vazhdon të hetohet si “aksident trafiku”.

“Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Aksident trafiku’ me fatalitet”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndryshe viktima O.K. ishte gjetur dje rreth orës 19:30, teksa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika