14:49 / 23.02.2024
Përfshihet një banesë nga zjarri në Prishtinë
M.P. / RTKlive
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ku një banesë është përfshirë nga zjarri”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nuk ka të lënduar nga rasti, teksa në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.























