Policia konfirmon vdekjen e këmbësorit të aksidentuar pranë MASHTI-t|Video
E. Hoti / RTKlive
(E plotësuar) Një këmbësor ka vdekur në një aksident trafiku mesditën e sotme, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti per RTKlive.
Ajo ka thënë se policia ka nis një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacion policor.
Aksidentohet një person në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Ministrisë së Arsimit në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.
Dyshohet se aksidenti ishte me pasoja fataliteti, derisa RTKlive po pret konfirmimin policor.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe emergjenca. Zona ku ka ndodhur aksidenti është siguruar nga policia.
























