09:00 / 27.02.2024
Arrestohen dy të dyshuar për kanosje të dy ushtarëve të KFOR-it në Prizren
SH.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar të hënën në fshatin Lubiqevë të Prizrenit pasi dyshohen se kanë kanosur dy pjesëtarë të KFOR-it. Sipas njoftimit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej personave të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.























