Dyshohet për një të vdekur në ashensorin e një ndërtese në Gjilan
BKT
Kronika

Dyshohet për një të vdekur në ashensorin e një ndërtese në Gjilan

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për RTKlive se rasti është raportuar në polici të hënën rreth orës 22:37.

“Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një  ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur”, ka thënë Hashani.

Ai njoftoi se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, të cilat me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes .

Sipas Hashanit, trupi i dyshuar pa shenja jete ende nuk është identifikuar për shkak të rrethanave në vendin ku është gjetur.

“Për informatat shtesë do të ju njoftojmë në vazhdim”, ka thënë Hashani.


MË SHUME NGA Kronika