Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Vushtrri
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

E. Hoti / RTKlive

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:40, është  raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër,  në  aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë  e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.


MË SHUME NGA Kronika