08:48 / 28.02.2024
Gjendet i vdekur një burrë në Obiliq
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është gjetur i vdekur të martën në Obiliq.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa Policia ka nisur hetimet për këtë rast.
"Është raportuar për një person pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.























