Një shtetase e huaj dyshohet se u sulmua seksualisht në Prishtinë
BKT
Kronika

Një shtetase e huaj dyshohet se u sulmua seksualisht në Prishtinë

E. Hoti / RTKlive

Një shtetase e huaj ka raportuar të martën në Polici se është sulmuar seksualisht derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh gruaja ka raportuar se ishte sulmuar në ashensor dhe kishte marrë gërvishtje në qafë.

“Prishtinë, 27.02.2024, 09:35 - Viktima femër shtetase e huaj , ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në banesën e saj, një i dyshuar i pa njohur fillimisht e ka përcjellur e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishtje)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje u tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa  rasti është në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika