Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po e heton rastin
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po e heton rastin

A.B/RTKlive

Sot, në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policise së Rajonit të Prizrenit.

"Sot me datë 02.03.2024. rreth ores 14:15 në rrugën Rifat Berisha në Prizren, êshtë raportuar se në garazhat e një objekti gjendet një trup I shtrirë në tokë, policia dhe emergjenca kane dal ne vendngjarje, në vendngjarje nga ekipi I mjekëve të emergjencës është kostatuar vdekja e viktimës ( I.J.1971). Policët hetues kanë mbledhë provat dhe dëshmit, ku ne mesin e dëshmive gjenden edhe disa dokumente mjekësore të viktimës e që dyshohet se i njëjti ka pas probleme kardiovaskulare. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të konstatuar shkakun e vdekjes. Lidhur me rastin nga policia është hap rast " Hetim i Vdekjes"", tha ai.


MË SHUME NGA Kronika