Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

A.B/RTKlive

6 raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Katër prej tyre kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, një në Viti dhe një në Pejë.

Në Prishtinë një burrë ka raportuar se ish gruaja e tij e ka kanosur me fjalë.

Ndërsa në një rast tjetër në Prishtinë një grua ka deklaruar se burri i saj ka ushtruar dhunë psiqike

Në Drenas është arrestuar një person pasi e kishe sulmuar fizikisht gruan e tij.

Në Prishtinë, një burrë ka thënë se ka pasur dhunë psiqike nga gruaja e tij që nga fillimi i martesës.

Kurse një burrë tjetër është arrestuar në Viti pasi e ka therë me thikë vëllain e tij.

Ndërkaq në Pejë është arrestuar një person pasi e ka ofenduar viktimën.


MË SHUME NGA Kronika