Tentim grabitje në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
BKT
Kronika

Tentim grabitje në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

P.K. / RTK

Një tentim grabitje dyshohet se ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, kanë qenë dy persona të përfshirë në rast. Njëri nga ta ka arritur të ikë, ndërsa tjetri është penguar nga qytetarët derisa ka arritur njësia policore, e cila e ka arrestuar të dyshuarin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Arrestohet një person për grabitje në tentativë Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, ka theksuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika