Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
BKT
Kronika

Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

E. Hoti / RTKlive

Një persona ka mbetur i plagosur  pas disa të shtënave me armë zjarri sot në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha Ahmeti për RTKlive.

 Ajo njoftoi se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet për ndriçimin e plotë të rastit.


MË SHUME NGA Kronika