1 330 monedha dyeuroshe deponohen në banka, dyshohet të jenë false
BKT
Foto ilustrim/ RTKlive
Kronika

1 330 monedha dyeuroshe deponohen në banka, dyshohet të jenë false

K.Kasumi/ RTKlive

Një person ka raportuar se nga dy banka janë deponuar 1 330 monedha metalike nga dy euro të cilat dyshohen se janë false.

Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh, se në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë një person ka raportuar se nga dy banka janë deponuar 1 330 monedha metalike nga dy euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

"Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga dy banka janë deponuar 1 330 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara", ka njoftuar Policia e Kosovës.

Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti po hetohet.


MË SHUME NGA Kronika