Vdes fëmiu i përfshirë në aksidentin e Klinës
M.Pasoma / RTKlive
Ka humbur jetën fëmiu i cili ka qenë i përfshirë në aksidentin në fshatin Grabanicë – Klinë, bashkë me dy të lënduar të tjerë.
“Me datë 07 Shkurt 2024 rreth orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se
fëmiu nuk ka mundur t’i përballojë lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti kishte ndodhur mes një automjeti i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman. Pas Pejës, fëmiu i përfshirë në rast ishin transferuar në QKUK.























