Shkaktoi aksident qëllimisht e më pas u vetaksidentua në Mazgit
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Shkaktoi aksident qëllimisht e më pas u vetaksidentua në Mazgit

Emine Hoti / RTKlive

Një person dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht një aksident mëngjesin e sotëm në Veternik e më pas është vetaksidentuar në Mazgit të Obiliqit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti  konfirmoi për RTKlve se sot është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme.

Ajo tha se ngasësi i fillimisht ka shkaktuar një aksident, nuk ka përfillur urdhrat e policëve për ndalim, e më pas është vetë-aksidentuar.

I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot  rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore. Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht  ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar.Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje bëri të ditur se lidhur me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone”, tha Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika