Shtiu me armë zjarri, arrestohet 68 vjeçari në Shtërpcë
BKT
Kronika

Shtiu me armë zjarri, arrestohet 68 vjeçari në Shtërpcë

Driton Ramadani/RTK

Një 68 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një shtëpie në Biti e Ulët të Shtërpcës, ka bërë të ditur policia. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë.

Rreth mesditës policia ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Biti e Ulët të Shtërpcës. Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ka theksuar për RTK-në se menjëherë pas këtyre informacioneve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe ta arrestojnë.

“Rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Biti e Ulët të Shtërpcës ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në atë drejtim janë nisur ekipet e policisë të cilët kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 68 vjeçar, i cili në afërsi të një shtëpie kishte shtënë në ajër me armë zjarri, duke shkrepur dy fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe është testuar me alkooltest, ku ka rezultuar me 0.62 promila. Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedua tjera hetimore, ndërsa arma e zjarrit (pistoletë) dhe 33 fishekë janë sekuestruar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Rasti është cilësuar "Përdorimi i armës së zjarrit dhe armëmbajtje pa leje".


MË SHUME NGA Kronika