10:23 / 18.03.2024
Një i arrestuar në Leposaviq, iu gjet pushka me leje të lëshuar nga Serbia
E. Hoti / RTKlive
Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 5.5 mm dhe leja e armës e lëshuar nga shteti i Serbisë.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se rasti i cili ka ndodhur të dielën është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar.
Tutje u bë e ditur se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.























