10:03 / 20.03.2024
Taksisti në Prishtinë kanoset dhe i grabiten para
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksist ka raportuar se gjatë punës, një person i panjohur e ka kanosur dhe ia ka grabitur 60 euro para të gatshme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”më 18.03.2024 në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar PK.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.























