Rrahu dy vajzat e mitura, arrestohet babai
BKT
Kronika

Rrahu dy vajzat e mitura, arrestohet babai

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë nga Lipjani, pasi dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura.

Njoftohet se viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti i cili ka ndodhur të mërkurën është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.


MË SHUME NGA Kronika