Policia ndalon shoferin që ngiste veturën 197/h, i merret patentë shoferi
BKT
Kronika

Policia ndalon shoferin që ngiste veturën 197/h, i merret patentë shoferi

M.Sh/RTKlive

Njësiti rajonale i trafikut rrugor në Gjilan, ka ndalur një shofer që po ngiste veturën 197 kilometra në orë në një shpejtësi që ishte e lejuar 80 klm.h. Automjeti, sipas policisë, është ndaluar në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë.

“Policia në pikë kontrolli të automjeteve me radar në aksin rrugor ka hasur në një kundërvajtës duke vozitur automjetin me shpejtësinë njëqind e nëntëdhjetë e shtatë(197) km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h.  Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, njofton policia .

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon te vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët, që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.


MË SHUME NGA Kronika