Identifikohet vozitësi, mori pjesë në gara me automjete
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Identifikohet vozitësi, mori pjesë në gara me automjete

M.Sh/RTKlive

Policia e trafikut në Gjilan pas bashkëpunimit me mediat, dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore, ka identifikuar shoferin që po bënte gara me veturë nëpër rrugët e këtij qyteti.

“Policia identifikon kundërvajtësin, i cili në një video incizimi shihet se në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ në Gjilan ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.


MË SHUME NGA Kronika