Policia sekuestron substancë narkotike në Qendrën Korrektuese të Istogut
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar substancë narkotike në Qendrën Korrektuese në Istog.
Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh , ajo është gjetur gjatë një kontrolli që është bërë në hapësirën e qendrës.
Substanca narkotike dyshohet të jetë marihuanë dhe pas matjes ka rezultuar të jetë tetë gramë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
“Njësitet policore, iu janë përgjigjur rastit ku është raportuar se gjatë një kontrolli që është bërë ne hapësirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë (8) gramë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është në procedure hetimore dhe është iniciuar si “Posedim i narkotikëve“.























