Kaplohet nga zjarri një veturë në lëvizje në Obiliq
BKT
Kronika

Kaplohet nga zjarri një veturë në lëvizje në Obiliq

K.Kasumi/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:15, në Obiliq.

Tutje një njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit”,  thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika