09:05 / 29.03.2024
Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Drenas
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e rëndë në tentativë që ka ndodhur të martën në Drenas.
Siç ka njoftuar policia në raportin 24-orësh, njërit prej tyre i është konfiskuar edhe një pistoletë.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 28.03.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku nga njëri prej tyre është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.























