Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

A.B / RTKlive

Policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në rrugën "12 Qershori" në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.H ( M/K) i moshës 29 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale:  ‘‘ Ngacmim dhe Vjedhje"  me dënim burgimi prej 160 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit.

"Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.  Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406", njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika