08:50 / 22.04.2024
E kërcënoi një grua sa ishte jashtë shtetit, arrestohet i dyshuari në Kaçan
SH.Ç/RTKlive
Policia ka bërë të ditur se një person është arrestuar të dielën në Kaçanik nën dyshimin se e ka kërcënuar verbalisht një grua më 15 prill.
Policia ka njoftuar të hënën se kanosja ka ndodhur përmes rrjeteve sociale, derisa i njëjti ishte jashtë shtetit.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























