Dërgohet në mbajtje për 48 orë burri që sulmoi dy gra në një parking
BKT
Kronika

Dërgohet në mbajtje për 48 orë burri që sulmoi dy gra në një parking

V.Th. RTKlive

I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës.

Kurse për RTKLive zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka konfirmuar se i dyshuari sot është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprave penale "Kanosja", "Lëndimi i lehtë trupor" dhe "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë", sipas KPRK-së. I dyshuari aktualisht gjendet në mbajtje në kohëzgjatje për 48 orësh, ndërsa për veprimet e mëtejme do të njoftoheni me kohë, tha Ulaj për RTKLive.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht i kishte shkaktuar dy aksidente trafiku, e më pas shoferet e dy veturave të aksidentuara i kishte sulmuar fizikisht.


MË SHUME NGA Kronika