Për një javë policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi 1370 gjoba
E. Hoti / RTKlive
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1370 gjoba, ndërsa ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Gjatë kësaj jave gjithashtu janë raportuar 29 aksidente, prej tyre 14 me lëndime dhe 15 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve dhe kanë apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.























