Shtiu me armë zjarri, policia i gjen të dyshuarit pistoletë e fishekë
BKT
Kronika

Shtiu me armë zjarri, policia i gjen të dyshuarit pistoletë e fishekë

E. Hoti / RTKlive

Një burrë ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person ka shtënë me armë zjarri në Podujevë.

Sipas Policisë, rasti  ka ndodhur më 28.04.2024 në 12:00h në fshatin Bërvenik të Podujevës.

Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë.

Ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i zbrazët.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës, armëmbajtje pa leje dhe kanosje”.


MË SHUME NGA Kronika